Katër pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë kësaj kohe nga 1.325 testet e kryera, atje janë regjistruar 119 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020. Ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë e deri ma tani ka arritur në 4.117, raporton Alsat-M.
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...