Në orët e para të ditës së sotme, Policia në Shkup ka ndaluar personin E.E. 41 vjeç nga Shkupi, pasi sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, janë gjetur 100 gr kokainë.
“Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar dhe ka sekuestruar një qese me rreth 100 gramë substancë pluhuri – kokainë, vlera e së cilës vlerësohet të jetë rreth 10.000 euro. Në koordinim dhe me udhëzimet e prokurorit kompetent, personi është ndaluar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor me juridiksion të përgjithshëm në Bit Pazar, ku është mbajtur për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./TV21
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...