Kryeministri Edi Rama, ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte hynë në Parlamentin maqedonas një turmë protestuesish duke dhunuar deputetët dhe gazetarët.
I ftuar në “Top Story”, Rama tha se, në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Kreu i qeverisë porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve.
Rama kritikoi gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase.
Është krejtësisht e papërgjegjeshme që një luftë për pushtet të motivohet..kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme.
Shqiptarët, lidershpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”,- tha Kryeministri Edi Rama.
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian
Shënohet 28-vjetori i `Epopesë së Dukagjinit`
Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëv...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...