Nuk është e vërtetë që plani i kryeministrit është të shtyjë dorëheqjen deri në dhjetor. Dorëheqja është akt i qartë i përgjegjësisë, thonë për “Lokalno” nga Kabineti i kryeministrit të dorëhequr Zoran Zaev.
Kjo vjen pas njoftimeve të ndryshme të pasakta se plani i kryeministrit ishte të vononte dorëheqjen e tij.
Arsyeja, sipas informacioneve të qarkulluara në disa media, për vonesën është “mos humbja e mundësisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në dhjetor”, gjë që kryeministri la të kuptohet në një takim me partnerët e koalicionit.
Zaev të dielën mbrëma tha se jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së në pushtet për shkak të humbjes së partisë në zgjedhjet lokale, por deri më tani nuk e ka dorëzuar atë në Kuvend dhe në organet e partisë.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...