Përfaqësuesit e BE-së ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth nevojës së vetingut në sistemin e drejtësisë në vend. Sipas eurokomisioneres Vera Jurova, e pranishme në samitin e ministrave të Drejtësisë, vetingu është një mënyrë për të garantuar profesionalizëm dhe integritet moral në radhët e gjykatësve dhe prokurorëve.
“Ne duam të shohim se sektori i drejtësisë është plot me profesionistë dhe persona me besueshmëri, për integritetin moral të të cilëve nuk ka dyshime dhe nuk vihet në pyetje profesionalizmi i tyre.
Procesi i vetingut është një nga proceset që do të përdoret për ta garantuar këtë. Ne e dëgjuam ministrin e Shqipërisë për mbarëvajtjen e procesit atje.
Nuk është një punë e lehtë. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka filluar por jam e sigurtë se vendi do të shfrytëzojë mënyrën e tij se si ta garantojë reputacion të lartë të sektorit të drejtësisë.
Ky është një kusht shumë strikt dhe i logjikshëm për rritjen e besueshmërisë së njerëzve në gjyqësor dhe prokurori”, tha Vera Jurova, eurokomisionere./Alsat/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin