Në prag të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, statistikat zyrtare flasin se shqiptarët në këtë vend janë më shumë se 30 përqind.
Kjo dëshmohet me numrin e filloristëve të cilët janë mbi 30 për qind, por edhe numrin e pasaportave.
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu kohë më parë pati deklaruar se 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.
Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip” ka theksuar Nuhiu.
Amin Hot MVP i javës në Superligën e Kosovës
Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin ...
Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë Kurtit 60 d...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...