Ish deputeti maqedonas vendoset në vetë-izolim

17:02 | 11 Mars 2020

Ish-deputeti Pavle Bogoevski në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se ndodhet në vetizolim, pasi që më herët kishte udhëtuar në Gjermani, shtet me rrezik të mesëm nga koronavirusi.

“Për momentin s’kam simptome”, shkroi Bogoevski duke i uruar ministrit Filipçe dhe ekipit të tij koordinimin dhe reagimin transparent të situatës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bogoevski thotë se një pjesë e vogël e udhëtarëve kanë ditur për masat posaçërisht për pjesën e vetizolimit dhe rekomandimit për tubime publike.

“Nëse ktheni nga ndonjë nga shtetet me rrezik të lartë apo të mesëm, ua thoni masat udhëtarëve të tjerë”, thotë Bogoevski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara