Himni i Bosnjës ende pa tekst

14:50 | 7 Shkurt 2016
Arbresh.info

Ekipi kombëtar i futbollit i Bosnjës, si të gjitha ekipet e tjera sportive, ende vihet ndonjëherë në lojë – në vend dhe jashtë tij – kur lojtarët ngrihen në këmbë për himnin e tyre kombëtar, por nuk mund t’i këndojnë fjalët. Kjo ndodh për shkak se himni ende nuk ka asnjë fjalë. Për më tepër, dilema mbi tingullin pafjalë duket se do të vazhdojë, pasi një përpjekje tjetër për t’i bashkangjitur fjalë himnit kombëtar ka dështuar keqazi.

Dhoma e Përfaqësuesve në Parlament të mërkurën refuzoi propozimin e Semsudin Mehmedoviç, një politikani nga Partia kryesore Boshnjake për Veprim Demokratik, SDA, që sugjeroi formimin e një komisioni të ri për të shqyrtuar çështjen, raporton Brin. Asim Mujkiç, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, tha se vështirësia në arritjen e një konsensusi mbi himnin reflekton faktin se vendi mbetet i copëtuar nga pikëpamjet nacionaliste të kundërta.

Pak boshnjakë ndjehen të lidhur me himnin e tyre kombëtar. Shumë boshnjakë e konsiderojnë himnin e ri si diçka që ishte imponuar artificialisht në vend dhe në shumë organizime, sidomos kur luan ekipi kombëtar i futbollit, ata ende këndojnë himnin e vjetër të kohës së luftës.

Shpërndaje në rrjete sociale