Deputeti i Bundestagut nga shteti i Bavarisë, Thomas Hacker, ka kritikuar vizitën e presidentit të shtetit të tij, Markus Söder në Beograd.
Madje Hacker ka thënë se dhënia e medaljes për Söder nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mund të keqkuptohet në qarqet diplomatike.
“Markus Söder mburret në Beograd se i është dhënë medalja nga Aleksandar Vuçiq. Këto imazhe do të përballen me një keqkuptim të madh nga partnerët tanë demokratë dhe pro-evropianë në Serbi dhe në rajon”, ka shkruar Hacker në X.
Ndryshe sipas raportimeve të mediave serbe, Söder në konferencë për media ka potencuar se Serbia është shteti më i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor dhe ka shprehur përkrahjen e tij për anëtarësimin e shtetit serb në Bashkimin Evropian./rtk
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit