Gruevski: Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve

13:45 | 7 Shkurt 2016
Arbresh.info

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një intervistë për “To Vima” ndërmjet tjerash theksoi se është në gjendje që të nënshkruaj me dy duart e tij se Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj, transmeton zhurnal.mk

 Athina beson se ju nuk jeni të përgatitur që të hiqni dorë nga pretendimet irredentiste ndaj Greqisë?
“Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime ndaj fqinjëve. Këtë thënie mundem që ta nënshkruaj me dy duar.
E ardhmja është në bashkëpunimin midis vendeve. Të kaluarën nuk mundemi që ta ndryshojmë, por mund që të ndikojmë për të ardhmen.
Këtë mund ta presim përmes një bashkëpunimi të sinqertë dhe ndihmë të ndjërsjellët. Greqia në Maqedoni mund që të ketë një mik të madh.
Nuk besoj se dikush në Greqi seriozisht beson në frikë nga irredentizmi i Maqedonisë. Greqia është një vend me kulturë të pasur dhe me rëndësi të madhe për botën, jo vetëm për rajonin.
Thëniet se Greqia e cila është më e madhe dhe më e fuqishme, frikësohet nga Republika e Maqedonisë janë jo bindëse.
Por, të supozojmë se është ashtu, unë jam i përgatitur që të nënshkruaj se Republika e Maqedonisë do t`i afroje të gjitha garancitë të cilat do të kërkohen që ne të mos kemi asnjë aspiratë territoriale”, deklaroi ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, transmeton zhurnal.mk

Shpërndaje në rrjete sociale