TV21 bën të ditur se deputetët e shumicës parlamentare kanë ardhur në kuvend për të procesuar procesverbalet e votimit të kryetarit të kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por, në kuvend ndodhet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministri Emil Dimitriev dhe ish-kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski. Mësohet se Veljanovski orvatet të thërrasë seancë më vete, por shumica parlamentare nuk do të jetë aty.
Ndërkohë, përveç përmbushjes së numrit të votave nga ana e shumicës parlamentare, Talat Xhaferin si kryetar të ri të kuvendit e ka pranuar edhe komuniteti ndërkombëtar, ndërsa së fundmi, gjatë takimit të djeshëm të Xhaferit me diplomatin amerikan Hoyt Yee, u verifikua edhe një herë njohja dhe mbështetja e plotë e shtetit amerikan për kryetarin e ri të kuvendit, sipas tyre, tërësisht legjitim.
Përplasi për vdekje 2 fëmijë, Gjykata jep masën e sigurisë a...
Osmani komenton marrëveshjen me Abdixhikun: Nuk është mirë t...
New York Knicks shpartallon Philadelphia në sfidën e parë, M...
Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet an...
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Përparim Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në në Prisht...