Një tërmet i fuqishëm me magnitude 4.5 është regjistruar pranë qytetit të Patrës pak para mesditës.
Epiqendra e tij ka qenë në një thellësi të vogël prej 5 km në zonën detare, rreth 9 km nga qyteti i Patrës.
Pas tërmetit janë regjistruar edhe lëkundje të tjera sizmike, me magnitudë deri në 3.
Tërmeti që ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e qytetit është ndierë edhe në të gjitha zonat e Greqisë perëndimore, deri në ishujt e detit Jon.
Sipas medieve vendase, tërmeti është shoqëruar edhe me zhurmë të madhe dhe shumë banorë kanë dalë në rrugë.
Deri tani nuk ka informacione për dëme materiale dhe lëndime në njerëz. Sizmiologët po monitorojnë nga afër zhvillimin e fenomenit.
Çështja e presidentit, Nagavci: Kurti po vazhdon angazhimet ...
MINTI gjobit KEDS-in për njehsorë me afat të skaduar
Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite caktimi i seancës së r...
Ministri i Jashtëm i Belgjikës nis vizitë 6-ditore në Ballka...
Janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë në gjyki...
SHBA dhe Irani mund të rifillojnë bisedimet këtë javë