Greqia drejt normalizimit, 6 raste të reja dhe 2 viktima me COVID-19

18:48 | 4 Maj 2020

Efektet e pandemisë së COVID-19 në Greqi duket se janë drejt zbehjes.

Çdo ditë e më shumë shënohen ulje të rasteve të shënuara si dhe atë të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 2 viktima duke e çuar totalin në 146.

Ndërsa dhe numri i të infektuarve është rritur vetëm me 6 raste të reja ku gjithsej numërohen 2,632 të prekur.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i shëndetësisë, Tsiodras shprehet se 81 pacientë kanë lënë rradhët e terapisë intensive.

Aktualisht 35 persona janë të intubuar. Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 67 vjeç.

Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 80,951 tampone.

Prej disa ditësh qarkullojnë lajme për shtrëngimin e mëtejshëm të masave parandaluese ndaj COVID-19.

Por Tsiodras i ka cilësuar ato si të rreme. Ai ka përgënjeshtruar informacionet se janë ndaluar qarkullimi i personave mbi moshën 65 vjeçare./OraNews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara