Sipas matjeve të fundit të stacioneve matëse për cilësinë e ajrit, Gostivari sonte është qyteti më i ndotur në Maqedoni.
Matjet tregojnë praninë e shumtë të grimcave PM10, e që është 10 herë mbi të lejuarën, përkatësisht 433 PM10, por edhe Tetova është në gjendje alarmante me 192 PM10, njofton Telegrafi Maqedoni. Krahas këtyre qyteteve, Shkupi në shumicën e stacioneve matëse del me ajër të ndotur.
Vjet por edhe këtë vit, qyteti i Shkupit disa herë ishte shalëhapur qyteti më i ndotur në Evropë dhe botë, ndërsa për shkak të ajrit të ndotur, ministria e Arsimit për dy ditë shtoi pushimin dimëror të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.
Opozita akuzon pushtetin se nuk po ndërmerr asgjë në tejkalimin e këtij problemi. Edhe nga organizatat joqeveritare që para ditëve protestuan para Kuvendit të Maqedonisë dhe Qeverisë, thanë se pushteti duhet të ndërmarrë masa afatgjata për ndotjen e ajrit.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...