Lidhur me refuzimin për hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Evropian ka reaguar dhe kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se kjo do të ketë pasoja për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.
“Pamundësia për të arritur një marrëveshje nga ana e Këshillit Evropian për të hapur negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një zhgënjim i madh për të gjithë ne në rajon. Kjo mund të ketë pasoja shumë negative si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Gjukanoviq.
Lidhur me mos hapjen e negociatave, presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një prononcimi për media kishte thënë se shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë dhe se hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin shkruan Telegrafi
Kujtojmë se Këshilli i Evropës kishte refuzuar t’i hap negociatat për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...