Faqja zyrtare e internetit e Ministrisë së Arsimit në Maqedoni për të tretën ditë me radhë është jashtë funksionit pas sulmit të hakerave.
Ministri i Arsimit nuk zbardh nëse është zbuluar burimi i sulmit edhe pse pas goditjes së faqes për disa orë qëndroi mesazhi, sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers.
Ministria e Arsimit ditë më parë theksoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi nuk ka baza të të dhënave po se faqja është e karakterit informativ.
Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se “ekspertët po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së internetit, dhe vetëm më pas ajo do të aktivizohet”.
Sulme kibernetike, ditëve të fundit kanë raportuar edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Më 6 shtator, qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa web-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat. /alsat.mk
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë