Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt vitin e kaluar arrin 16.6 për qind dhe është ulur në krahasim me tremujorin e tretë e cila ka qenë 17.1 për qind. Shkalla e aktivitetit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 57.5 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 47.9 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).
Në tremujorin e katërt të këtij viti popullata aktive në shtet arrin 968.604 persona, ku të punësuar janë 807.362, ndërsa 161.242 persona janë të papunë.
Nga personat e papunë, 33.508 janë me arsim të lartë, 71.914 janë me arsim të mesëm, 12.931 me arsim trevjeçar, ndërsa me arsim fillor janë 34.869 persona.
Të dhënat tregojnë se punëdhënësi më i madh është industria e përpunimit ku janë të punësuar 161.007 persona.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...