Kongresisti amerikan, Eliot L. Engel, nënkryetari demokrat i Komsionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë tha të mërkurën se vota e së martës në Senat në mbështetje të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, “është një lajm shumë i mire për Malin e Zi dhe për aleancën”.
“Ky votim tregon se senatorët nga të dyja palët e hedhin poshtë idenë qesharake se NATO-s ‘i ka ikur koha’. Përkundrazi, aleanca ka rëndësi kritike për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga agresioni i Putinit”, shprehet ai në një deklaratë.
Kongresmeni Engel shton se NATO-ja duhet ta vazhdojë politikën e dyerve të hapura në të ardhmen.
“Tani që Mali i Zi është ka hyrë në rrugën e anëtarësimit të plotë në NATO, shpresoj që edhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit të kenë mundësinë të anëtarësohen në aleancë”, thotë zoti Engel.
Senati amerikan mbështeti me shumicë votash anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, me shpresë se ka dërguar një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara do t’u kundërvihen përpjekjeve të Rusisë për të shtuar ndikimin e saj në Evropë.
Nëntëdhjeteshtatë senatorë votuan në favor të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa dy ishin kundër. Ratifikimi kërkonte dy të tretat e votave të 100 anëtarëve të senatit.
Ende nuk dihet se kur mund të pritet nënshkrimi i presidentit Donald Trump, që është hapi i fundit për ratifikimin e anëtarësimit nga Shtetet e Bashkuara.
Mali i Zi është në mes të përplasjeve ndërmjet perëndimi dhe Rusisë mbi ndikimin në Ballkan. Rezultati mund të përcaktojë orientimin e rajonit: drejt NATO-s e Bashkimit Evropian apo prapa në sferën ruse të ndikimit. Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në Ballkan.
Anëtarësimi i Malit të Zi duhet të ratifikohet nga 28 vendet anëtare të NATO-s para bashkimit formal të tij në aleancë, Vetëm tri vende anëtare nuk e kanë përmbyllur miratimin. /VoA
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën