Nëse Gjykata Kushtetuese i ndalon aktivitetet e referendumit, shteti do të hyjë në një krizë të re politike, konsiderojnë një pjesë e ekspertëve juridik.
Sipas profesorit universitar iniciativa ku kontestohet vendimi për caktimin e referendumit duhet të rrëzohet, për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk është adresë për vendim.
“Vendimi i Kuvendit për caktimin e referendumit është akt konkret dhe iniciativa duhet të rrëzohet në Gjykatë kushtetuese. Vendimi nuk duhet të vendoset në diskutim pas iniciativës. Ai vendos për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e normave të përgjithshme, ndërsa akte të përgjithshme janë ligjet dhe aktet që janë vijnë në rregulloren normative nënligjore, dekretet, rregulloret, urdhrat, udhëzimet’, thotë Temllko Ristevski.
Partia “E majta” në iniciativë propozon ndalimin e referendumit të 30 shtatorit. Sipas burimeve jo zyrtare, gjykatësja Elena Gosheva do ta vendosë këtë propozim në vendim para kolegëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E majta” konsideron se gjatë vendimmarrjes, Kuvendi nuk e respektoi formën ligjore, opsioni konsultativ është i gabuar, por edhe çështja e referendumi që ata e konsiderojnë si manipuluese.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK