Komplimentat për një femër teksa kërcente në lokal, i kanë marrë jetën një të riu shqiptar, i cili është qëlluar me thikë nga bashkëkombasi i vetë. Janë mediat italiane që raportojnë këtë ngjarje të rëndë, ndërsa tashmë janë arrestuar autori së bashku me tre miqtë e tij italianë.
20 vjeçari Oltjon Nela, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e qytetit të Ternit, në provincën e Peruxhias. Ai u plagos me thikë nga bashkëkombasi i tij, shqiptari Mariel Mjeshtri.
Mediat italiane raportojnë më tej se sherri mes tyre nisi në ambientet e një lokali, pas komplimenteve që viktima po i bënte një vajze që po kërcente.
Pasi kanë dalë në rrugë, Mariel Mjeshtri e ka goditur 20 vjeçarin me thikë në gjoks dhe e ka lënë të shtrirë përtokë. Ndonëse është transportuar në spital, i riu kishte humbur shumë gjak. Sipas policisë, Nela jetonte në Itali nga mosha 13 vjeç bashkë me familjen. Në pranga përfunduan Mjeshtri dhe tre miqtë e tij italianë, që dyshohet se ishin të pranishëm në ngjarje. /albeu.com/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryetari i Supremes takon ekspertë...
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, e përfshir...
Jashari pret në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatos...
Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesa...
Plani i fundit i paqes ofron tërheqje të mundshme të Ukrainë...
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për dis...