GREQI- Qëllohet me thikë shqiptari në Selanik. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në një kafene në rrugën Dimitrou në qendër të Selanikut ku shqiptari 44-vjeçar ishte menaxher i biznesit.
Sipas mediave vendase, dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin që funksionon si kafene, ku kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin me origjinë shqiptare. Autorët janë zhdukur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë dhe më pas është larguar.
Dy të huajt e lanë viktimën të gjakosur në tokë dhe u larguan para se të mbërrinte policia. Sipas informacioneve, jashtë dyqanit në rrugën Dimitriou Gounari ka qenë edhe një bashkëpunëtor i tretë.
Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe një autoambulancë që e ka transportuar viktimën në spital. Siç u konstatua, njëri nga sulmuesit e kishte goditur me thikë në këmbë 44-vjeçarin.
Rasti po hetohet nga Departamenti i Sigurisë. Zougla/ noa.al
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...