Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim.
Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj.
Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.
Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit.
Megjithëse Dodiku ka thënë vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se ai e ka pranuar vendimin.
Dodik u dënua për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë.
Pasi dënimi i tij u vërtetua, të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit serb, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme për president të Republikës Sërpska.
Dodiku, i cili ka mbështetjen e Moskës, iu përgjigj Komisionit Qendror duke thënë se do të mbajë referendum në Republikën Sërpska për mandatin e tij, edhe pse Kushtetuta e Bosnjës nuk parashikon mundësinë e mbajtjes së referendumeve në entitete./rel
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian