Duhet t’ia lëmë seancës së dytë gjyqësore që të tregojë të vërtetën për këtë çështje, tha kryeministri Zoran Zaev në lidhje me dëshminë e ish-shefit të DSK-së, Zoran Verushevski, i cili në seancën e fundit gjyqësore për rastin “Shënjestra-Fortesa” tha se pas arrestimit të tij, “bombat” në LSDM ishin të “modifikuara dhe të komprometuara”.
“Unë kam, thënë në baza ditore biseda me këshilltarët e mi, ashtu edhe me këshilltarin për siguri kombëtare, Verushevskin. Duhet t’ia lëmë seancës së dytë që ti thotë të vërtetat për këtë çështje. Në zhgënjimin e tij për atë që ndodhi në Prokurorinë Speciale, ai konverton në fjalë dhe përdorime të tilla. Kuptohet, autenticitetin e bisedimeve askush nuk do ta kontestoj nga të gjithë personat e akuzuar në gjykatë. Forenzika ka konfirmuar bisedat dhe drejtë të mos ketë dilema për askënd në funksion për këtë. Dhe dilema e dytë, e cila është paraqitur këtu, si Zvonko Kosotovski dhe Gjorgji Lazarevski kanë dhënë informacione se materialet iu dorëzuar Verushevskit, ndërsa Verushevski LSDM-së, e vërteta është e njëjtë. Ata iu janë dorëzuar LSDM-së, por person përgjegjës në LSDM është shefi i Komisionit për politika të sigurisë, Zoran Verushevski”, tha Zaev për “Zërin e Amerikës”.
Zaev është optimist se më 15 tetor, kur pritet vendimi i ministrave të BE-së të japin datën e bisedimeve për anëtarësim, do të arrihet marrëveshja për prokurorinë publike.
Ai tha se është e rëndësishme që kjo të zgjidhet në shtëpi, që ta dimë që edhe më tej kemi garanci për pavarësi e shtetit të së drejtës, prokurorët të cilët do të udhëheqin hetimet do të jenë të rëndësishme, që të ngritim edhe standardin ekonomik të qytetarëve.
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...
Gaza e pasluftës: A është Bordi i Paqes një premtim bosh?
Beogradi reagon pas deklaratës së Kurtit për “Sarajevo Safar...