Rreth tetë milionë njerëz çdo vit në botë vdesin nga kanceri. Vlerësohet se numri i rasteve me kancer dhe rastet e vdekjes nga ajo sëmundje dyfish do të rritet në 20 dhe 40 vitet e ardhshme, informojnë nga Shoqata “Borka” – për çdo ditë të re” që sot do të shënojë Ditën botërore të luftës kundër kancerit.
Në shënimin do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, drejtoret e Klinikave për radioterapi dhe onkologji, hematologji dhe për sëmundje të fëmijëve, Nino Vasev, Irina Stavridis dhe Natasha Najdanovska- Allulloska, vullnetarë nga Shoqata “Borka” dhe pacientë.
Dita botërore në luftën kundër kancerit shënohet më 4 shkurt me iniciativë të Unionit për kontroll ndërkombëtarë të kancerit (UICC) e cila ka për qëllim të ndihmojë të shpëtohen miliona dhe të parandalohen rastet e vdekjes çdo vit me rritjen e vetëdijes dhe edukimit për kancerin dhe tërheqjen e qeverive dhe individëve nga mbarë bota që të ndërmarrin aksion kundër sëmundjes.
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...
Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak, pret ops...