I dërguari amerikan për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka shprehur indinjatën me Bashkimin Europian për arsyen se po vazhdon ta vonojë perspektivën e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Eskobar, nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet shtyrë përtej këtij viti.
Uashingtoni pret nga Brukseli që ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian.
Gabriel Escobar u caktua këtë muaj si i dërguari i Departamentit të Shtetit për rajonin. Zv.ndihmës sekretari për Çështjet e Europës dhe Eurazisë tha se prej dy dekadash shtetet e Ballkanit janë lënë në gjendje amullie nga BE-ja.
“Të kthehesh 20 vite më vonë dhe të shohësh sa pak progres është arritur në këtë drejtim, është disi zhgënjyese. Do donim të shihnim një integrim më të shpejtë,” u shpreh Escobar në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Radio Evropa e Lirë”.
Kroacia është vendi i fundit që iu bashkua unionit në vitin 2013 dhe zyrtari amerikan shpreson që me angazhimin e Amerikës, kjo perspektivë t’i hapet së shpejti edhe fqinjëve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia.
Negociatat për anëtarësim në rastin e Shqipërisë janë të lidhura me zgjidhjen e një konflikti dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Janë ofruar disa zgjidhje të mira për kompromis, por palët e kanë kthyer çështjen e tyre në një problem shumëpalësh që i prek të gjithë. Do doja që bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillonin që këtë vit sepse e meritojnë të dyja,” shprehet diplomati amerikan.
Gabriel Escobar thekson se integrimi i rajonit është një detyrim strategjik.
Por në axhendën e të dërguarit të Amerikës do të jetë edhe adresimi i mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë që vijon ta mohojë shtetin e ri.
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...