Sot, ministri për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, realizoi takim me zv. ministrin për çështje evropiane të Estonisë, Mati Masikas.
Në takim u bisedua për agjendën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sfidat e procesit të zgjerimit të BE-së në muajt e ardhshëm.
Ministri Dimitrov falënderoi Estonin për mbështetjen e vazhdueshme për perspektivën evropiane të vendit.
“Presim që përpjekjet tona të valorizohen në qershor nëpërmes vendimit me të cilën edhe formalisht do t’i hapin dyert për qasjen në proces si element kyç në transformimin evropian të vendit”, tha Dimitrov.
Zv. ministri Masikas përgëzoi vendin tonë për arritjen e marrëveshjes së Prespës dhe për nënshkrimin e protokollit në NATO, duke shtuar se kjo paraqet edhe shembull inspirues për vendet e rajonit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...