Edhe Maqedonia edhe Greqia duan zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit, e cila do të jetë me kompromis dhe respektim të interesave të të dy palëve.
Këtë e potencojnë përfaqësuesit zyrtar nga Athina dhe Shkupi, para raundit të ri të bisedimeve për emrit, që nesër duhet të mbahet në Vjenë.
Ministriat e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, para takimit me ndërmjetësuesin e OKB-së Mattew Nimetz, përsëritën qëndrimin se duan të gjejnë kompromis dhe përfundimisht ta zgjidhin çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Emri duhet të jetë i përbërë me prapashtesë gjeokrafike, ku do të kufizohet se nuk bëhet fjalë për Maqedoninë greke dhe nuk do të përmbajë elemente irredentiste”, ka thënë më herët Nikos Kotzias.
Ndërsa shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka thënë se prapashtesa gjeografik është e pranueshme, por si dallim nga territori i Greqisë dhe jo kufizim të gjuhës maqedonase, kombit dhe shtetit.
Ai ka përsëritur se për palën maqedonase është e papranueshme emër i ngjitur pa termin Maqedonia, si dhe që nuk është i përkthyeshëm.
Pala greke këmbëngul në zgjidhjen e emrit duhet të ketë edhe ndryshime kushtetuese në Maqedoni, pasi sipas tij, kjo nuk është vetëm kërkesë e Greqisë, por edhe garancë për qeveritë e ardhshme në Maqedonia nuk do të dalin me akuza.
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitrsi Tzanakopoulos, dje ka thënë se tani “topi është në terren të Maqedonisë dhe se ata duhet të bëjnë disa hapa për të arritur marrëveshje”.
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...