Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri sot janë vaksinuar gjithsej 3.028 punonjës shëndetësorë kundër coronavirusit.
Ata shtojnë se imunizimi bëhet në spitalin modular pranë Klinikës Infektive në Shkup dhe bëhet me vaksinat e prodhuesit të vaksinave “Pfizer” që Maqedonia e Veriut i mori si donacion nga Serbia.
Deri tani për vaksinim përmes ueb-faqes “vakcinacija.mk” janë paraqitur 72.8000 qytetarë, ndërsa përmes mjekëve amë janë paraqitur 47.569 qytetarë.
Ndryshe, vaksinimi me dozën e dytë pritet të fillojë më 11 mars./Telegrafi/
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...