Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë në Maqedoni. Ndalesën e parë, Ministri Bushati e ka bërë në Tetovë, ku së bashku me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi është njohur nga afër me pasojat shkatërrimtare të përmbytjeve të fundit.
Ministri Bushati i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave në Shipkovicë dhe Reçicë të Madhe.
Ai gjithashtu ka shprehur mbështetje për projektet e paraqitura nga kryetarja Arifi dhe ekipi i saj për një zhvillim të qëndrueshëm të kësaj zone.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ishte në Shkup në takim me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ishte në Shkup në takim me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile
Më pas, ministri Bushati ishte në Shkup në takim me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile mbi avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe demokratizimin e shoqërisë në Maqedoni.
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...