Në Takimin e Tretë Ndërministror të Selanikut mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ministri Bushati është takuar edhe me homologun e tij grek Nikos Kotzias.
Mësohet se Bushati dhe Kotzias biseduan për ecurinë e paketës së dakordësuar mes palëve në Kretë dhe Korçë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se ata shprehën angazhimin për të vijuar punën me të njëjtin ritëm për zgjidhjen e çështjeve.
Bushati vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar sa i përket çështjes së detit.
“Disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë”, tha ministri Bushati./Tch
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...
Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...
85 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...