Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me regjistrimin e mërgimtarëve.
Ai e vlerësoi si të ulët interesimin e qytetarëve që jetojnë jashtë RMV-së, për t’u regjistruar.
Interesimi i ulët, siç tha Osmani, ishte për shkak të vështirësive në shpërndarjen udhërrëfyesve për aplikim.
“Për shkak të shpërndarjes më të gjerë të informacioneve, dhe për shkak vështirësive në aplikim dhe prandaj është lënë një kohë më e gjatë. kishte vështirësi në komunikim, në aplikim dhe prandaj ka ndodhur kjo”, tha Osmani.
Thirrjen për shpërndarjen e informacionit për regjistrim, Osmani e bazon në atë se kjo është herë e parë që shteti po regjistron diasporën.
Osmani tha se interesimi më i ulët për regjistrim është nga diaspora e Kanadasë dhe Australisë./Telegrafi/
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...