Kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, udhëtimin e parë zyrtar do ta realizojë në qendrën e Evropës – në Bruksel, shkruan gazeta KOHA.
Zyrtarë të Bashkimit Demokratik per Integrim i kanë thënë KOHA-s se nesër dhe pasnesër, me ftesë të zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian, Xhaferi do të zhvillojë takime të rëndësishme, ndërsa me këtë vizitë zyrtare, Brukseli edhe njëherë do ti çojë porosi Maqedonisë se kryetar legjitim i Maqedonisë është Talat Xhaferi.
“Njëherësh, Brukseli dëshiron ta rikujtojë presidentin Ivanov të mos ngurrojë ta dorëzojë mandatin për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re”, thonë zyrtarë të BDI-së.
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...