Kandidati i pavarur për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, në një intervistë për gazetën më të vjetër serbe “Politika” të Beogradit, ka folur për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Reka ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
“Kosova u çlirua nga Serbia, dhe tash është koha që Serbia të lirohet nga Kosova. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, prandaj Serbia i nevojitet një Degoll, i cili do e pranoj këtë realitet të ri”, ka thënë ai.
Reka është shprehur se duhet të lirohemi nga e kaluara.
“Ballkani ka fatkeqësisht suficit të së kaluarës dhe deficit të së ardhmes”, ka theksuar ai.
Po ashtu Reka ka mbrojtur tezën e tij të njohur për anëtarësimin në pako të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, në mënyrë që siç tha të mos ndodhë që shteti i parë që anëtarësohet, pastaj me të drejtën e vetos t’i bllokoj shtetet tjera.
Në këtë intervistë, Reka i cilësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kosovës dhe me Republikën e Shqipërisë.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...