Bashkimi Evropian deklaroi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përmbahen planit të tyre për të vendosur një tarifë 25% për veturat e importuara, ajo do të përgjigjet me masa që synojnë të maksimizojnë ndikimin në Shtetet e Bashkuara duke minimizuar efektet në ekonominë e BE-së.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me kundërmasat e mundshme, por tha se “një listë përfundimtare e produkteve ishte përzgjedhur me kujdes dhe do t’u propozohej vendeve anëtare’’.
Ai shtoi se ndërsa po punohet për kundërmasat, BE do të vazhdojë të angazhohet në një zgjidhje të negociuar. Marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë padyshim më të vlefshmet dhe më të rëndësishmet në botë.
Blloku po kërkonte të zgjeronte këtë marrëdhënie, jo ta shkatërronte atë, shtoi zëdhënësi.
Ai vuri në dukje, megjithatë, se Trump pritet të shpallë tarifa të reja të tjera të importit në javën e ardhshme./rtk
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...