Qasja e Serbisë mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, pas takimit në Beograd të presidentit Aleksandër Vuçiq me ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnjikov, i cili është nën sanksione amerikane dhe evropiane. Ky rast ka nxitur kritika nga Brukseli dhe paralajmërime për pasoja drejt integrimit evropian të Serbisë.
Kritikat e shtuara nga Evropa ndaj pushtetit të Aleksandër Vuçiqcit erdhën pas takimit të tij në Beograd me ministrin rus të zhvillimit ekonomik, Maksim Reshetnjikov, i cili është nën sanksione amerikane dhe evropiane. Demokratët evropianë vlerësuan se këto veprime nuk janë
pragmatizëm, por zgjedhje politike, duke theksuar se Serbia, ndërkohë që përfiton fonde nga BE, minon unitetin dhe vlerat evropiane”.
Në të njëjtën kohë, nga Brukseli vijnë paralajmërime se Serbia vazhdon të refuzojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, duke ngadalësuar më tej integrimet evropiane. Për këtë ka folur edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula.
“Orientimi strategjik i Serbisë drejt BE-së duhet të jetë i qartë dhe i qëndrueshëm, dhe jo në kundërshtim me rritjen e varësisë nga vendet e treta. Në praktikë shohim të kundërtën, nga mungesa në samitin BE-Ballkani Perëndimor deri te pjesëmarrja në paradën ushtarake në Moskë, gjë që thellon hendekun mes qëllimit të deklaruar dhe politikës reale”, thotë Piculla.
Një qasje e tillë konfirmohet nga veprimet e pushtetit në Beograd. Nga Presidenca u njoftua se gjatë takimit me Reshetnjikovin është biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe çështje energjetike, përfshirë gazin, si dhe u paralajmërua mbledhja e komitetit të përbashkët në prill.
Nga ana tjetër, opozita vlerëson se vizita e një zyrtari rus të sanksionuar nuk është manovër diplomatike, por vazhdim i politikës së “balancimit” që e shtyn Serbinë drejt izolimit.
”Kjo vizitë është me gjasë pjesë e një balancimi, një përpjekje për të “blerë paqe” me Bashkimin Evropian përmes shitjes së armëve në Ukrainë, ndërsa tani po tentohet të ruhet ekuilibri edhe ndaj Rusisë. Këtu nuk bëhet fjalë për bashkëpunim ekonomik, por për një veprim simbolik”, tha Aleksandër Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, duke shtuar se është e qartë se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian për sa kohë që Partia Progresive Serbe është në pushtet.
Serbia mbetet e vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndonëse si vend kandidat ka detyrim të harmonizohet gradualisht me politikën e jashtme të BE-së. Për opozitën politika “edhe BE edhe Rusia” nuk është më e qëndrueshme. Sipas tyre, nuk mund të flitet për rrugën evropiane dhe në të njëjtën kohë të mbështetet politikisht një regjim që zhvillon luftë agresive dhe është nën sanksione nga pjesa më e madhe e botës demokratike.
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran