“Çështja e keqpërdorimit të fesë momentalisht bëhet nga Ali Ahmeti dhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame, që është kockë e lëkure i kriminalizuar. Dhe që manipulon me miliona financa, të cilat nuk u nënshtrohen ligjeve pozitive të funksionimit të sistemit. Kjo duhet të ndërpritet urgjentisht!”, është shprehur Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, konsiderojnë se kjo deklaratë është shpifje dhe bëhet me qëllim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të këtij institucioni. Drejtori i sektorit për marrëdhënie me publikun në BFI, Agron Vojnika theksoi se Thaçi deklaratë të tillë kundër institucionit të tyre kohë më parë kishte dhënë edhe në një media në Kosovë, por sipas tij, këto ofendime vazhduan të përsëriten, ashtu që janë të detyruar që çështja të shkojë në gjykatë.
Edhe pse kaluan gjashtë ditë nga ky debat, Menduh Thaçi qëndron pas deklaratave të thëna, pasi që zyrtarë të kësaj partie theksuan për Tv21 se nuk e kanë ndërmend të kërkojnë falje.
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, sjellin reagime të zemëruara n...
Konjufca në Stubëll: Bashkë për historinë dhe të ardhmen e v...
Fitore Pacolli: Qeveria Kurti 3 punon për gratë
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...