Banka Popullore ka reaguar sot pasi dje aksionari më i madh në bankën e mbyllur “Eurostandard”, Trifun Kostovski, e përmendi si fajtorin kryesor për falimentimin e saj.
Banka Popullore njofton se vendimi për heqjen e lejes për themelimin dhe funksionimin e bankës kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive- deponuese në bankën Eurostandard.
Banka shton se pronarët e saj nuk e kanë siguruar kapitalin e nevojshëm për gjysmën e parë të këtij viti, dhe as nuk kanë nxjerrë vendim të qëndrueshëm dhe real për transferimin e pronësisë tek një investitor, i cili do të rikapitalizonte bankën për qëndrueshmërinë e saj.
“Në komunikimin intensiv me pronarët, Banka Popullore vazhdimisht tregonte qartë seriozitetin e situatës në të cilën ishte Banka dhe këmbëngulte për rikapitalizim të menjëhershëm, duke theksuar se nëse nuk ndodh rikapitalizimi, Banka Popullore nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç të marrë masën më të rreptë – heqjen e lejes për themelimin dhe funksionimin e Bankës”, thuhet në njoftimin e BPRM.
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...