Shërbimet greke të shpëtimit kanë përfshirë sot një dron nënujor në operacionin për gjetjen e të zhdukurit të tretë, shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Martin Jovanovski.
Droni me kamerën e ujit, u vendos në funksion me shpresën se i treti i grupit të maqedonasve që u zhdukën nga plazhi i Halkidikit të shtunën pasi u tërhoqën nga rrymat detare, do të gjenden diku.
Dy turistët e tjerë maqedonas, Ivan dhe Vasil, u shpëtuan nga shërbimet greke të shpëtimit.
Vëllai i Martinit, Goran Jovanovski, përmes rrjeteve sociale ka apeluar për ndihmë, duke publikuar një hartë të vendndodhjes ku është gjetur shoku i tij Ivan, i cili është shpëtuar.
Ai kërkoi nga të gjithë që nëse munden ta ndajnë postimin e tij, duke theksuar se edhe pse kanë kaluar katër ditë, ai, familja e tij dhe të gjithë të përfshirë në kërkim nuk po heqin dorë nga shpresa se Martini do të gjendet i gjallë.
Vazhdimi i operacionit të shpëtimit u vu në pikëpyetje, pasi sipas ligjit grek ai duhej të përfundonte sot, në ditën e katërt.
Autoritetet maqedonase i’u përgjigjën kërkesës së vëllait të Martinit, Goran Jovanovskit për të vazhduar, kështu që pasi kreu i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, foli me kolegun e tij Nikos Dendias, shërbimet greke të shpëtimit, pavarësisht afatit të kaluar, vendosën të vazhdojnë operacionin e shpëtimit për Martinin edhe nesër./Telegrafi/
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...