Autoritetet e burgut hetues në Shutkë pranojnë se te një pjesë e të burgosurve ka panik pas vdekjes së një të burgosuri, ndërsa qetësojnë se po bëjnë gjithçka për ta mbajtur nën kontroll situatën dhe shëndetin e të burgosurve.
“Ekziston një panik brenda të burgosurve të cilët janë të tensionuar për shkak të rastit që ndodhi, por që situata është nën kontroll. Presim që kërkesat e një grupi të vogël të revoltuarve të pranohen me shkrim, ndërkohë që njoftojmë se nesër pritet që të bëhet testimi i të burgosurve për virusin dhe më pas të presim rezultatet”, theksojnë nga burgu i Shuto Orizares.
Kjo erdhi si pasojë e grevës së nisur nga ana e të burgosurve brenda këtij burgut të cilët të revoltuar përcollën deri tek gazeta KOHA shqetësimin e tyre lidhur me atë se brenda nuk i kontrollon as mjeku e madje as nuk ka testime e nuk dihet nëse ka ndonjë tjetër të infektuar brenda tyre, pasi një i burgosur ka ndërruar jetë në ditën e fundit të paraburgimit.
Në vend që të lirohej nga paraburgimi pas 30 ditësh në burgun hetues Shuto Orizare, 47-vjeçari E. A. u gjet i vdekur dje.
Testi i vdekjes tregoi se është pozitiv në virusin Korona. Ai u pranua në njësinë e paraburgimit më 8 mars. Nuk kishte ethe, kollë dhe asnjë simptomë tjetër të virusit. Më 30 mars, ai u ankua për dhimbje në zemër, për të cilën mori terapi të përshtatshme. Shoku i tij i dhomës tha që ai kishte shkuar në shtrat një natë më parë pas namazit të mbrëmjes.
“Në mëngjes, kur u ngritën për t’u fal, ai u sëmur. Thirrëm ambulancën, por ajo vetëm deklaroi se kishte vdekur” Trupi u dorëzua për obduksion, pasi ky është protokolli për të gjithë ata që vdesin nëpër burgje. I arrestuari i ndjerë, mësues me profesion, vjen nga zona e Resnës. Djali i tij u arrestua gjithashtu sepse mashtruan dhe dëmtuan blerësit e mollës. Paraburgimi 30 ditor përfundoi në ditën e vdekjes së tij, pas së cilës ai duhej të largohej në shtëpi.
Ndryshe, disa ditë më parë edhe në burgun e Idrizovës ekzistonte një panik i ngjashëm për shkak të vdekjes së një prej të burgosurve aty, i cili më pas megjithatë rezultoi se ishte negativ në virusin korona. (koha.mk)
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...