Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje gjatë kryerjes së kontrolleve, nga ana e policisë në rajonin e fshatit Llojan kanë arrestuar një shtetas të Republikës Popullore të Kinës.
“Më 04.05.219 në orën 12:10 në rajonin e fshatit Llojan komuna e Likovës, gjatë kryerjes së kontrolleve nga ana e policisë nga stacioni policor vendkalimi kufitar Sopot ka ndaluar një person K.D. (55) nga Republika Popullore e Kinës i cili ilegalisht e ka kaluar kufirin nga Republika e Serbisë drejtë Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB.
Personi është arrestuar dhe është dorëzuar tek zyrtarët policor në SPB Kumanovë.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve