Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg për ‘Makfaks’ ka vërtetuar se atje këtë vit kanë arritur disa ankesa nga vokatë të të akuzuarve në lëndë të inicuara nga PSP e Maqedonisë.
“Gjykata ka pranuar ankesa nga avokatë përfaqësues të personave që ndiqen penalisht nga ana e Prokurorisë Speciale Publike”, thonë nga Gjykata në Strasburg.
Avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov, konfirmoi se nga mujai mars i këtij viti kanë dërguar Gjykata e Stasburgut, por nuk ka zbuluar detaje për atë se nga cilët të akuzuar janë ankesat, a kanë marrë përgjigje dhe në cilën fazë janë procedurat.
Të njejtën e konfirmoi edhe avokati Donçe Nakov, i cili tha se ankesat janë në lidhje me disa shkelje të Konventës për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut . Ai u thirr edhe në ndryshimet e reja të Ligjit për gjykatat ku, siç tha ai është paraparë përgjegjësi për gjykatësit, në qoftë se nuk i rrespektojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut.
Nga ana tjetër, Dragica Nakova, përfaqësuesi i Qeverisë së Maqedonisë pranë Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg tha se përveç përgjigjes që duhet ta dorëzojnë në lidhje me lëndën e kompleksit banesor “Kosmos”, ankesë të cilën e kanë dërguar avokatët e Fiat Canovskit para disa vitesh dhe rast i cili nuk është i ndërlidhur me drejtpërdrejtë me procesin gjyqësor për “TNT”, deri më tani nuk ka pranuar informatë për ankesa tjera të dorëzuara në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg për lëndë të inicuara nga PSP.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...