Kursi devizor i denarit mbetet stabil dhe nuk do të ketë ndryshime në nivelin e tij, deklaroi sot guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angeovska-Bezhoska, pas mbajtjes së seancës së Komitetit për stabilitet financiar.
Ajo shtoi se banka qendrore disponon me seri instrumentesh me të cilat e garanton stabilitetin e denarit, ndërsa dje, më konferencë për shtyp për masat ekonomike, përmendi se rezervat devizore që janë kyçe për kursin e valutës vendore mbahen në nivel të lartë, që është dyfish më e lartë nga niveli para krizës globale ekonomike në vitin 2008.
“Kursimet e qytetarëve në bankat dhe kursimoret janë të sigurta. Depozitat e të gjitha shërbimeve tjera që i ofrojnë këto institucione financiare edhe më tej janë të disponueshme si deri më tani”, thotë guvernatorja.
Paraprakisht, pas mbajtjes së seancës së Komitetit për stabilitet financiar, Banka Popullore dhe Ministria e Financave, së bashku kumtuan se sistemi bankar është rezistent i goditjeve potenciale që është edhe garanci për mbajtjen e stabilitetit financiar në vend. Angelovska-Bezhoska në deklaratën për MIA-n përmendi se ajo është bërthamë e shëndoshë dhe stabile në ekonominë vendore.
Gjatë ditës u deklaruan edhe nga Asociacioni bankar i Maqedonisë së Veriut me konfirmim se shërbimet e anëtarëve të tyre – bankat dhe kursimoret, për klientët janë të disponueshëm edhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...