Ambasadori i SHBA’së në Maqedoni takohet me Gruevskin

19:19 | 16 Dhjetor 2016
M. A.

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka qenë cak i kritikave dhe sulmeve verbale nga ana taborit dhe përkrahësve të VMRO-DPMNE.

Ai është akuzuar për ndërhyrje në punët e KSHZ-së, diçka që e ka mohuar me njoftim zyrtar. Ndërkaq, sapo ka përfunduar një takim i ambasadorit Baily me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, transmeton telegrafi.

Pas përfundimit të takimit, ambasadori Baily vetëm njoftoi se është takuar me Gruevskin dhe se takime të ngjashme do të mbajë me të gjithë liderët e partive politike.

Ambasadori Baily nuk dha detaje se për çfarë është biseduar në takim.

Shpërndaje në rrjete sociale