Në aeroportin “Aleksandri i Madh” të Shkupit, mbrëmë, përmes një telefonate anonime në numrin për informata, është paraqitur një person, mashkull, i cili është kërcënuar se “do ta hedhë në ajër” aeroportin, njoftoi sot MPB-ja, transmeton Gazeta Express.
“Do t’ju çoj në ajër të gjithëve”, i ka thënë kërcënuesi kujdestare në shërbimin për informim të aeroportit.
Nga ana e policisë është zbuluar numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi. Policia ka rënë në kontakt me personin dhe gjatë bisedës ai ka refuzuar ta zbulojë identitetin dhe ka vazhduar me kërcenime.
Policia vazhdon aktivitetet për të zbuluar kërcënuesin dhe për të zbardhur rastin.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...