Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se dëshiron të vendosë marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe se do të ishte logjike që vizita e tij e parë në rajon të jetë Beogradi.
“Vizitën time të parë zyrtare e kam pasur në Bruksel, e cila është plotësisht e logjikshme. Tani pres që të intensifikojmë vizitat rajonale. Personalisht dëshiroj të bëj një vizitë zyrtare në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit”, tha Abazoviq sipas Nova.rs.
Abazoviq ka theksuar se shpreson që bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Serbisë të jetë shumë më i mirë se më parë dhe që “zyrtarët e të dy vendeve do të demonstrojnë marrëdhënie shumë më të mira me vizitat e tyre të kthimit”.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...