Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka treguar disa statistika të numrit të turistëve në këtë shtet për periudhën janar – shkurt, nga viti 2017 deri më tash.
Në Facebook, ai tregoi se këto statistika tregojnë se Mali i Zi ka 177 mijë vizitorë për vetëm dy muaj në vitin 2023, që i bie 45% më mirë se në vitin 2022.
“Rezultate të shkëlqyera në turizëm – u arrit një numër rekord i qëndrimeve gjatë natës në akomodimin kolektiv për dy muajt e parë. Me 177,000 qëndrime brenda natës kemi 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar”, ka shkruar Abazoviq.
Tutje, ai tha se ky sezon turistik në Mal të Zi, do të shënojë rekorde të reja.
“Të gjitha parametrat tregojnë se po shkojmë drejt një sezoni turistik rekord. Jemi krenarë për rezultatet që #Qeveria e Malit të Zi po arrin në çdo sektor, me theks të veçantë në punën dinamike në realizimin e fushatës #Mali i Zi365 – turizëm çdo ditë të vitit! Nëse mëngjesi tregon ditën – Mali i Zi është në rrugën e duhur!”, ka shkruar Abazoviq./Arbresh.info
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...
Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet e...
Agjenti i ICE qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, rea...