I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që kërkojnë të anëtarësohen në bllok, në mënyrë që skenarë të ngjashëm si në Ukrainë të mos ndodhin në rajone të tjera të Evropës.
Duke folur për anadoluagency në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya, që përfundoi javën e kaluar, ai e vlerësoi si interesant një panel diskutimin mbi përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, veçanërisht në dritën e krizës aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ky moment është shumë vendimtar për Evropën, ndoshta edhe për botën. Shpresoj që lufta ruse të ndalet menjëherë. Por, ne duhet të dërgojmë një mesazh që BE-ja ta kuptojë se vendet që duan t’i bashkohen dhe janë shumë larg në procesin e zgjerimit, duhet të kenë një, le të themi, një rrugë të shpejtë në këtë moment nëse ne nuk duam të kemi të njëjtin problem si në pjesën tjetër të Evropës”, tha politikani shqiptar.
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë