69 pacientë të hospitalizuar si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shkup

18:38 | 17 Prill 2021

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 69 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 702 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 32 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 12 pranime të pacientëve, 12 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle nuk k pasur pacientë,4 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe ë nëntë në Institutin për Mjekësi Fizikale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 59 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 140 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 153 pacientë, në Kozle 29, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 11 pacientë, në KAG 3 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 58.

Gjithsej 702 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 85 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara