Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur, pas një përleshjeje që pati me një shtetas maqedonas në Hamburg të Gjermanisë.
Sipas policisë, ai fillimisht është dërguar në spital, derisa ka vdekur në mbrëmjen e së enjtes.
Siç raportojnë mediet gjermane, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë, shkruan hamburg.de, transmeton Klankosova.tv.
Të dy, sipas informacioneve të para, kishin përdorur thika. Një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut.
Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm, derisa më pas janë liruar.
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...