BBC ka publikuar një raport ku shihet se Serbia është një nga shtetet që numrin më të lartë të armëve të mbajtur nga civilët.
Sipas një raporti të bërë në vitin 2019, për 100 njerëz që jetojnë në Serbi ka 39.1 armë zjarri.
Numër ky që e vë në top tri shtetet për armë krahas Malit të Zi, i cili po ashtu ka 39.1 dhe pas vetëm SHBA-së dhe Jemenit.
Me një popullsi prej 6.7 milionë banorësh, kjo do të thotë se mbi 2.7 milionë armë janë në duart e civilëve në vendin ballkanik – rreth 1.5 milionë prej të cilave janë të paregjistruara.
Sipas të dhënave nga Small Arms Survey, kjo do të thotë se serbët zotërojnë proporcionalisht rreth tetë herë më shumë armë zjarri se njerëzit në Angli, Uells dhe Skoci, dhe gati katër herë më shumë se Irlanda Veriore.
Në rajonin më të gjerë të Ballkanit shifrat për 100 njerëz janë:
Bosnja dhe Hercegovina – 31.2
Kroacia – 13.7
Kosovë – 23.8
Mali i Zi – 39.1
Maqedonia e Veriut – 29.8
Sllovenia – 15.6./Arbresh.info/
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...